Xherdan Shaqiri vazhdon të spikasë me paraqitjet e tij në Superligën e Zvicrës. Sulmuesi shqiptar është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së tetë të kampionatit zviceran, të përzgjedhur nga platforma e specializuar për statistika, “SofaScore”.

Shaqiri u vlerësua për paraqitjen e tij në ndeshjen e së dielës, ku Baseli arriti një fitore të rëndësishme ndaj Luzern me shifrat 2-4. Lojtari me origjinë shqiptare shënoi dy gola, ndërsa dhuroi edhe një asist.  Në këtë edicion, ai numëron 8 ndeshje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb