Bruno Lulaj foli si kapiten i Elbasanit pas fitores 2 me 1 ndaj Egnatias. Këto ishin 3 pikët e para për verdheblutë në sezonin 2026/27.

“Jemi shumë të lumtur për 3 pikët e para të kampionatit. Ishte çfarë na mungonte që nga fillimi i sezonit. Jemi ekip i ri me afrime të shumta. Ka ndryshime të mëdha nga sezoni i kaluar dhe normalisht do kohën e vet që të konsolidohet skuadra. Mendoj se ndeshja pas ndeshje do vijmë duke u përmirësuar dhe ky është vetëm fillimi.

Suksesi? çelësi i suksesit ishte harmonizimi i manovrave. Jemi shprehur më mirë në fushë dhe patjetër që na ka ndihmuar shumë rikthimi i tifozëve tonë. Ndeshjen me Tiranën e përjetojmë ndryshe, me një moral shumë të lartë gjithmonë sepse dihet që është një derbi për ne, dhe për tifozët tonë dhe gjithë qytetin. Do bëjmë maksimumin që edhe në ndeshjen e radhës të dalim me fitore.

Objektivi? Ndeshja e radhës, gjithmonë është ndeshja e radhës. Edhe vjet ka qenë ai objektiv. T’i marrim ndeshjet hap pas hapi dhe të shohim deri ku mund të shkojmë”, u shpreh Lulaj për mediat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb