Protesta e 107-të para kryeministrisë “ndezi” entuziazmin sërish në kryeqytet, ku kërkesa kryesore mbetet largimi i kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.
Një protestuese, në fjalën e saj u ndal tek shkombëtarizimi dhe faktin që duhet dorëheqje e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë dhe Kuvendit.

“Të nderuar qytetarë, atdheu ynë është në rrezik. Kjo qeveri e korruptuar, kjo politikë 36 vjeçare ka realizuar këtë shkombëtarizim në dy faza.
E para, shkatërrimi i infrastrukturës. E dyta, erdhi me shitjen e trojeve shqiptare.
Nuk duan të kuptojnë sistemin, një polici që me kostum dhe pa kostum është e përgjumur. Një polici e përgjunjur para pushtetit, arreston protestuesit, disa prej tyre gra e fëmijë.

Më mirë shpërndajmë parlamentin sesa kthejmë Shqipërinë në Palestinë. Jo kryeministër, më mirë shpërndajmë parlamentin.
Me 24 qershor të 2020 u ndërpre udhëtimi i një shqiptari i cili ishte nisur për në Washington për të nënshkruar ndarjen e Kosovës. Një prej arkitektëve të ndarjes së Kosovës ishte Rama dhe Vuçiç. E njëjta situatë është edhe sot me Shqipërinë”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb