Dita e 46 e protestës në Divjakë dhe sërish banorët rezistojnë dhe kërkojnë që bashkia e tyre të mos shkrihet.

Reforma e re administrative territoriale ndër bashkitë e tjera parashikon edhe shkrirjen e bashkisë Divjakë me Lushnjen.

Banorët janë në shesh për të pasur shërbimet aty dhe jo në Lushnje. Në fjalën e folësve natën e 46 të protestës në Divjakë u kërkua që përfaqësuesja e tyre të jetë aty për t’ju përgjigjur për qëndrimin që ajo mban!

Ndër të tjera, komentuan edhe dëgjesën e bërë pasdite sot në Divjakë nga komisioni i këshillit bashkia duke e quajtur të pavlerë përderisa nuk kishte as deputetë dhe as përfaqësues të komisionit “Mazniku”.

Edhe protesta e 46 e banorëve të di jakës u mbyll me marshimin në rrugët e qytetit me thirrjet Divjaka bashki, Divjaka e qytetarëve jo e tradhtarëve!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: