Në javën e katërt të Serie A, dy nga lojtarët shqiptarë shkëlqyen me skuadrat e tyre, duke bërë që të jenë në formacionin e javës në Serie A. Amir Rrahmani zhvilloi një ndeshje mjaft pozitive ndaj Bolognas dhe paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.7.
Edon Zhegrova realizoi dy gola për Juventusin ndaj Sassuolos. Përformanca e sulmuesit dardan u vlerësua me notën 9.2.
Kështu, Rrahmani dhe Zhegrova përfaqësojnë denjësisht futbollistët shqiptarë në Serie A, duke u përfshirë në formacionin e javës falë asaj çfarë prodhojnë në fushë.

