Trajneri i Milanit, Amorim doli në konferencën, në prag të takimit të Europa League ndaj Benficas.
“Po flasim për një garë dhe qëllimi është padyshim të fitojmë, të arrijmë në finale. Ka kaq shumë ekipe konkurruese. Dallimi është të jesh në gjendje të mbështetesh te një skuadër e denjë për emrin. Të gjithë duhet të bëjnë përpjekje, duke kujtuar se ka vetëm një qëllim: të fitojmë. Është një mundësi vendimtare.
Mezi presim të fillojmë; është një ndeshje që është simbol i futbollit evropian. Rui Costa është presidenti i Benfica-s, unë kam një përvojë te Benfica si lojtar, dhe kështu ka edhe Gonçalo. Është një sfidë unike, por ne do të bëjmë çmos për të fituar. Jam këtu për të fituar.”
