Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi Skënderbej, drejt Kryeministrisë. Sot bëhen 108 ditë nga revolta kundër qeverisë.

Marshimi ka vijuar me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”.

Qytetarët shprehen të vendosur se nuk heqin dorë nga protesta deri në largimin e Ramës.

Pas ngjarjeve të ditës së djeshme, pjesëmarrësit kanë deklaruar se arrestimet dhe përplasjet me policinë nuk do ta ndalin protestën, por përkundrazi do të shërbejnë si motiv për vijimin e saj.

Mesazhi i përsëritur nga protestuesit është se qëndresa do të vazhdojë dhe se presioni qytetar ndaj qeverisë do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: