Pak metra larg Gjykatës Speciale në Hagë, qindra shqiptarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së vendimit.
Në Hagë është zhvilluar edhe aktiviteti i quajtur “Ora e Pritjes”, i cili shënon momentet e fundit para shpalljes së verdiktit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Qytetarë nga Kosova dhe diaspora janë mbledhur pranë Gjykatës Speciale për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa atmosfera në Hagë mbetet e ngarkuar me emocione.
Nesër, duke nisur nga ora 10:00, do të zhvillohet seanca për shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, pas një procesi të gjatë gjyqësor në Hagë.
Verdikti pritet të ndiqet me vëmendje të madhe në Kosovë, Shqipëri dhe në mesin e familjarëve, mbështetësve dhe bashkëpunëtorëve të katër ish-krerëve të UÇK-së.
