I nxjerrë nga planet e klubit gjatë verës, zero ndeshje këtë sezon, por Anis Mehmeti mori përsipër një bast të rrezikshëm duke mos u larguar nga Ipswich. Më në fund, trajneri i tij vendosi ta aktivizojë, këtë e bëri përballë Arsenal në EFL Cup, dhe Mehmeti shfrytëzojë rastin duke i dërguar një “sms” të qartë, klasi i tij është i padiskutuar. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol shumë të bukur përballë kampionëve anglez, jo vetëm kaq, por ishte dhe lojtari më i vlerësuar për ekipin e tij, nota 7.4.

Në minutën e 62-të, pasi rezultati ishte 0-4 në favor të Arsenal, Mehmeti u shërbye brenda në zonë dhe me një goditje të saktë tundi rrjetën. Për fat të keq, për shkak dhe të rezultatit, festa e tij nuk ishte e plotë, por në aspektin personal, Mehemti është i vetëdijshëm se ky gol do të thotë shumë, mund të ndryshojë statusin e tij brenda ekipit të Ipswich.

Pa diskutim që një gol ndaj Arsenal është edhe një bonus për prezencën dhe rolin e tij në ekipin përfaqësues për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb