Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi  janë dënuar sot në total me 81 vite burg.

Vendimi u prit me tensione të larta shumë pranë Hagës, ku nuk janë kursyer as furgonët e policisë së Gjykatës.

Dy protestues kanë hipur mbi furgonin e policisë.

Pas këtij veprimi të dy protestuesve, policia në Hagë ka përdorur ujë për të shpërndarë turmën.

Protestuesit kanë thirrur në kor në Hagë se vendimi është i padrejtë, ndërsa thonë se krimet në Kosovë i ka kryer Serbia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: