Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Analisti Ermal Hasimja në një intervistë në emisionin Minuta e parë në News24 tha se nuk i priste dënimet dhe se shpresonte për masa më të lehta. Sipas tij, shumë shqiptarë kanë dëshiruar që ish-komandantët e UÇK-së të ishin të lirë.
Hasimja tha se gjatë procesit gjyqësor ka pasur shkelje. Ai ka deklaruar gjithashtu se Gjykata Speciale kishte synim njollosjen e luftës së Kosovës. Analisti ka kundërshtuar çdo barazim mes krimeve të forcave serbe në Kosovë dhe veprimeve për të cilat janë dënuar ish-krerët e UÇK-së.
Në fund, deklaroi se shpreson në uljen e dënimit në Apel për komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Analisti Ermal Hasimja: Nuk e prisja dënimet për ish-krerët e UÇK-së. Unë shpresoja që të kishte dënime në masën e paraburgimit dhe kështu mund të liroheshin. Çdo shqiptar ka pasur dëshirë të shihte të lirë komandantët e UÇK-së. Është realiteti i hidhur dhe ajo që janë dëshirat tona. Gjykata ka pasur shkelje flagrante. Gjykata kishte si synim që të njollosë luftën në Kosovë. Nuk ia ka dalë me shqiptarët, por me cinizëm, shumë historianët thonë tashmë se për luftën janë dënuar serbët, por edhe shqiptarët. Për fat të keq, nuk bëhet dallimi, se serbët erdhën në Kosovë e kryen krime, kurse shqiptarët mbrojtën vendin e tyre. Nuk ka shkencë që mund të thotë se krimet serbe janë njësoj me ato që kanë kryer komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
