Gjykata e Hagës ka dënuar me gjithsej 81 vite burg ish-komandantët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Një nga shqiptarët e pranishëm në Hagë tha se kjo është një ditë e zezë për Kosovën dhe mbarë shqiptarinë.
Ai tha se tradhtare është Europa e të gjithë. Shtoi se do luftohet deri në fund.
Protestuesi: Tradhtare Europa dhe tradhtarë janë krejt. Unë kam dëshirë të shkoj në burg në vendin e tyre.
Kanë gjashtë vjet që luftojnë me këtë gjykatë dhe i kemi ndjekur. Nuk na ka ngelur më asgjë. Do luftojmë deri në fund.
