Komisioni i Ligave dhe Garave ka vendosur ndryshimin e datës dhe orarit për dy prej ndeshjeve të javës së 4-t të kampionatit të Kategorisë së Parë.

Përballja Pogradeci – Flamurtari, e planifikuar fillimisht për t’u zhvilluar më 20 shtator në orën 16:00, do të luhet po të dielën, më 20 shtator, në orën 13:30.

Ndërkohë, sfida Besëlidhja – Besa, e programuar fillimisht për më 21 shtator në orën 16:00, do të zhvillohet gjithashtu më 20 shtator, në orën 13:30.

Të dyja ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në RTSH.

Ndeshjet e tjera të Javës së 4-t mbeten sipas kalendarit të përcaktuar më herët.

Java 4
Pogradeci – Flamurtari, 20.09.2026, 13:30
Besëlidhja – Besa, 20.09.2026, 13:30
Iliria – Bylis, 20.09.2026, 16:00
Kukësi – Korabi, 20.09.2026, 16:00
Sopoti – Kastrioti, 20.09.2026, 16:00
Oriku – Burreli, 20.09.2026, 16:00

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb