E ardhmja e Armando Brojës është në dyshim. Për sulmuesin shqiptar kanë shfaqur interes PAOK-u dhe Al Jazira, me të dyja klubet që kanë kërkuar mundësinë e transferimit të tij në huazim nga skuadra e Burnley.

Pavarësisht kërkesës për hua, Burnley preferon një transferim të përhershëm, ose në rastin tjetër, një huazim me detyrim blerjeje.

Broja u transferua te Burnley nga Chelsea në verën e vitit 2025 për rreth 23 milionë euro. Me fanellën e Burnley-t, sezonin e kaluar sulmuesi i kombëtares zhvilloi 26 ndeshje, 24 në Premier League dhe 2 në FA Cup, duke shënuar dy gola.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb