Alesandro Diamanti i ka thurur elozhe Kristian Shpendit. Ylli i Kombëtares është golashënuesi kryesor i Çezenës prej vitesh dhe trajneri e vlerëson duke e parë në nivelin e Seria A.

“Nuk dua të flas për individë, por kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Shpendin dhe kam luftuar shumë për ta mbajtur.

Mendoj se mund ta ndihmoj shumë psikologjikisht, në fushat në të cilat ai ende duhet të punojë. Do të ishte për të ardhur keq ta shihja Kristianin në Serinë B. Ai ka gjithçka që duhet për të qenë një lojtar i Seria A.

Ai duhet të përmirësohet në 3-4 pika në të cilat unë e godas çdo ditë. Ai është një djalë i artë që është shumë i disponueshëm. Ai e di çfarë dëshiron. I thashë se nëse punon për ekipin, është i destinuar të shënojë 20 gola dhe ai po bën pikërisht këtë. Dhe ai që unë e quaj Zoti i Futbollit po ia shpërblen me gola”, u shpreh trajneri i Çezenës.

Me pesë golat e tij është në krye të listës së golashënuesve të Serisë B. Në edicionin e kaluar shënoi 12 gola, ndërsa sezonin 2024/25 e mbylli me 11 gola.

Vazhdimësia bën që vlerësimi të jetë i madh për të. Plot 28 gola deri tani dhe me sezonin e tretë që premton më shumë, Shpendi tregon se është një yll në rritje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb