Edhe në ditën e 109-të të protestës, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, duke shprehur kritika ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Në njërën prej pankartave të shfaqura gjatë protestës, Rama paraqitet në rolin e një “trajneri”, ndërsa krahas tij shfaqen karrige të etiketuara me funksione të ndryshme qeveritare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në pankartë shkruhet: “Mburrësh si ‘trajner’ i madh, por lojtarët i ke në QELLI, ‘prania besnike’ e popullit në shesh po të mund në hajdutëri!”

Më tej, pankarta përmban mesazhin: “Asnjë trajner në histori nuk rri në stol me këtë turp, dorëheqja është minimumi, se rruga jote çon në SPAK dhe në burg.”

Mesazhet e protestuesve vijnë në kuadër të protestës së 109-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ku qytetarët kanë shprehur kundërshtimet e tyre përmes pankartave dhe deklaratave publike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb