Aktivisti Gent Progni theksoi nga protesta rëndësinë e mos shitjes së votës nga qytetarët.
Ai theksoi se nga ky fenomen vijnë në pushtet persona si kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij loboi për gjykatën speciale të Kosovës, e cila sot dënoi 4 ish-krerët e UÇK-së.
“Pse ka shumë rëndësi vota juaj dhe pse ka rëndësi të mos shitet? Sepse votohen njerëz si ky kryeministër që kemi sot, që lobojnë për atë gjykatë gabimisht dhe ajo luftë që u bë me gjak hidhet poshtë nga një lobim i një tradhtari që sot e kemi në qeveri. Ndaj ka rëndësi të mos e shisni votën, sepse duke shitur votën, shesim kombin edhe fytyrën e kombit tonë!”
