Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të masave për garantimin e sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, është konstatuar një rast i mbajtjes së një sendi të ndaluar në IEVP Peqin.

Kontrollet janë zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Gjatë kontrollit të sendeve personale të të burgosurit me inicialet Florian Çepa, shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar një aparat celular, i cili nuk lejohet të mbahet nga personat e dënuar apo të paraburgosur brenda institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale. Çepa është dënuar p9r vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Pas konstatimit të rastit, janë kryer veprimet e para procedurale, ndërsa Florian Çepa është arrestuar në flagrancë.

Ndaj tij janë referuar veprimet për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, parashikuar nga neni 324/a, pika 2, i Kodit Penal.

Autoritetet vijojnë procedurat e mëtejshme ligjore për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive, ndërsa kontrollet në institucionet penitenciare synojnë parandalimin e futjes dhe përdorimit të sendeve të ndaluara, në funksion të ruajtjes së sigurisë dhe rendit brenda tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb