Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Irlandës, e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve – Liga B.

Përballja do të zhvillohet më 24 shtator 2026, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Tifozët e Kosovës tashmë mund t’i sigurojnë biletat për këtë sfidë, e cila pritet të mbledhë një numër të madh të përkrahësve në stadium.

Dardanët synojnë që të lënë gjurmë në kompeticionin e Ligës së Kombeve, me pritshmëritë që janë mjaft të mëdha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb