25 personat e ndaluar pas tensioneve të regjistruara gjatë tubimit të djeshëm janë liruar.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Xhensila Kodra.

Të ndaluarit u shoqëruan nga Policia pas përplasjeve dhe situatave të tensionuara të krijuara gjatë protestës.
Protesta e djeshme ishte në ditën e 110 të saj, dhe nisi fillimisht pranë Kuvendit, aty ku u mbajt edhe seanca plenare. Në disa momente gjatë protestës kishte edhe tensione dhe përpjekje për të thyer kordonin policor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb