Në Spanjë, ndryshimet janë me “pikatore”, me trajnerin De la Fuente që i beson të njëjtit grup që në 4 vitet e fundit ka “pushtuar” botën e futbollit. Tekniku iberik publikoi listën e parë post-Botëror, ku mes 26 lojtarëve të ftuar, ka pak emra të rinj, por dhe në këtë rast nuk mungojnë disa lëvizje surprizë. Katër janë mungesat në këtë cikël të ri.

Në portë mungon Joan Garcia, me këtë të fundit që pësoi një dëmtim në gju në takimin kundër Racing. Në vend të tij rikthehet Josep Martinez, portieri i Inter, i cili me Spanjën ka debutuar në që vitin 2021. Në krahun e djathtë të mbrojtjes mungon Marcos Llorente, me këtë të fundit që u tërhoq nga ekipi përfaqësues menjëherë pas përfundimit të Botërorit. De la Fuente i beson Eric Garcia-s ndërsa ka rikthyer në ekipin përfaqësues Dean Huijsen, me mbrojtësin e Realit që nuk u përfshi në listën finale të lojtarëve që shkruan në Botërorin “FIFA2026”.

Mungesa e madhe vjen nga mesfusha, me trajnerin e Spanjës që lënë jashtë këtij grumbullimi lojtarin e Barcelonës, Gavi, i cili ka një shqetësim në gju. Rikthehet në përfaqësuese Fermin Lopez.

Në fazën sulmuese mbetet jashtë Borja Iglesias, me De la Fuenten që ka ftuar në vend të tij sulmuesin e Espanyol, Roberto Fernandez.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: