Në seancën e djeshme plenare në Kuvend u miratua ligji në lidhje me pagat e magjistratëve, ligj që është dekretuar edhe nga Presidenti Bajram Begaj brenda pak orësh.

I ftuar në emisionin” Minuta e parë” me Ola Brukon në News24, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Genti Dokollari ka folur në lidhje me gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama në seancën e djeshme plenare.

“Leksionet mbi shtetin e së drejtës apo mbi të drejtën publike besoj se nuk janë rilevante në rastin konkret. Ashtu siç mendoj që ishte fjala e kryeministrit. Mendoj që jemi përpara një vendimi konkret të Gjykatës Kushtetuese dhe sipas nenit 132 të Kushtetutës vendimet e Gjykatës kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme.  Unë personalisht çmoj se qëndrimi i kryeministrit lidhej me mospëlqimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk është diçka e re pasi e ka shprehur edhe më përpara gjatë kohës që zhvilloi procesi në Gjykatës Kushtetuese edhe pasi u dha vendimi i gjykatës kushtetuese. Në këtë kontekst vendimi është super i qartë. Janë tre paragrafë konkret të cilët vendosin konture konkrete dhe nuk mund që përtej atyre kontureve të cilat janë vlerësuar si konture të kushtetueshmërisë të dalë ligjvënësi”, u shpreh ai.

Ai shtoi se presioni ndaj gjyqatërve është I madjh, por duhetmarrë parasysh se përsoni që përdor atë gjuhë ndaj gjyqtarëve është politikan dhe deklaratt mund të jenë bërë për konsum.

“Do të thoja që ajo i përket subjektit që i bën. Ne jemi mësuar në punën tonë. Presioni është i madh sepse ne jemi gjyqtarë dhe ju e kuptoni që pesha e çështjeve që ne shqyrtojmë në punën tonë është më e rëndë apo ka shkallëv ështirësie më të lartë se këto shprehje publike të cilat ne i kuptojmë që ndoshta nuk janë fare personale me ne, por ndoshta janë dhe për konsum. Kemi përballë kemi të bëjmë me politikan, nuk kemi të bëjmë me zyrtarë ë siç jemi ne të cilët kem jemi po themi brenda një kornize profesionit një profesionale të mirë rregulluar dhe nuk na lejohet të kalojmë në atë diskurs.
Kështu që besoj që ne nuk na duken dinjitoze, por gjithsesi i kuptojmë dhe do të përdorim ato mjete që kemi në dispozicion që janë mjetet ligjore dhe mjete demokratike në një shtet të së drejtë”
, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb