U hodh këtë të premte në “Shtëpinë e Futbollit” shorti për sezonin e ri të Kampionatit “Kategoria Superiore” për vajza 2026/2027. Edicion i ri i kampionatit do të nisë më 26 shtator.
Në ndryshim nga sezoni i kaluar, kampionati i ri do të zhvillohet në tre faza, ndërsa 8 ekipet pjesëmarrëse kanë mësuar tashmë kundërshtarët e tyre për 21 javët e sezonit. Në këtë edicion nuk do të marrë pjesë ekipi i Gramshit.
Goglat kanë rezervuar këto përballje për javën e parë:
Java e parë – 26 shtator 2026
Apolonia – Teuta
Atletik Shkodra – Vllaznia
Egnatia – Lushnja
Partizani – Kinostudio
Kalendari i plotë (kliko këtu): Kalendari Superiore i kampionatit te vajzave – Edicioni 2026-2027
