Cristiano Ronaldo është përfshirë në skuadrën e parë prej 25 lojtarësh të trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus, për katër ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Në muajin gusht, Ronaldo nxiti spekulime rreth planeve të tij për t’u tërhequr nga futbolli, pasi deklaroi se viti në vijim ka gjasa të jetë i fundit i karrierës së tij si lojtar.

“Performanca e tij është ajo që ka rëndësi. Nuk ka rëndësi e kaluara. Në këtë skuadër janë 13 lojtarë të cilët kanë punuar me mua, nuk kam një grup bazë, ndaj brenda këtij grupi, kishte një numër lojtarësh të cilët kanë qenë të rëndësishëm për këtë ekip”- tha trajneri Jesus.

Kapiteni 41-vjeçar i portugezëve është një nga lojtarët më të trofeshëm në historinë e futbollit, pasi ka fituar trofe të rëndësishëm me Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe klubin e tij aktual, Al Nassr.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb