Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se përgjegjësia për rritjen e çmimeve të ushqimeve u mbetet pronarëve të supermarketeve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bozdo thekson se kreu i ekzekutivit po përgatit “grupin armiqësor të radhës” për të shmangur përgjegjësinë për shkatërrimin e bujqësisë dhe kapjen e tregut nga oligopolet e lidhura me pushtetin.
Bozdo nëvizoi se pse logjika ekonomike mbi rënien e euros nuk ka dhënë asnjë efekt në xhepat e qytetarëve shqiptarë:
“Gati grupi armiqësor i radhës, apo kur ‘s’ke ç’ti bësh samarit dhe i bie gomarit’. Po hë pra, si është e mundur që në Shqipëri, në vendin më të varfër të Evropës, çmimet e shportës ushqimore janë 5% më të shtrenjta se në Evropë! Ke të drejtë kur thua që zhvlerësimi i euros duhej, të paktën teorikisht, të sillte ulje të çmimeve në përgjithësi. Por ata që ta kanë thënë këtë gjë, kanë ‘harruar’ të të thonë se kjo vlen për tregjet konkurruese. Sepse për tregun shqiptar, ku dominojnë oligopolet që ti vetë i dhe mundësi të lulëzojnë, sigurisht diçka e tillë nuk vlen.”
Deputeti demokrat sqaron se shkaku kryesor i krizës së çmimeve qëndron te shkatërrimi i prodhimit vendas dhe varësia nga linjat e importit të kontrolluara nga klientët e qeverisë:
“Prandaj mos u merr me supermarketet, po shiko faktin se në industrinë ushqimore, Shqipëria nuk prodhon më thuajse asgjë. Ajo, nën qeverisjen tënde — dhe me kujdesin tënd të veçantë, është shkatërruar së bashku me bujqësinë dhe blegtorinë. 90% të atyre që konsumojmë vijnë nga jashtë, dhe këto linja furnizimi importuese i kontrollon Oligopoli. Edhe diçka tjetër. Në çdo treg, absolutisht kudo, është e njëjta situatë e kapjes nga klientët e pushtetit! Prandaj, shiko samarin, se gomari i gjorë jo vetëm s’të ka faj, por është duke vdekur!”
Reagimi i plotë:
