Medon Berisha vijon të mos jetë në gjendjen optimale fizike, teksa rikthimi i tij i plotë në dispozicion të Leçes po vonon.
Mesfushori shqiptar kaloi disa muaj jashtë fushave për shkak të një dëmtimi, i cili e detyroi t’i nënshtrohej edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Berisha u rikthye në aksion vetëm pak ditë më parë, duke marrë disa minuta në fund të sfidës së Leçes ndaj Monzës.
Megjithatë, rikthimi nuk ka shkuar sipas pritshmërive. Sipas raportimeve të mediave italiane, 21-vjeçari ka vijuar ditët e fundit me stërvitje të diferencuar dhe për këtë arsye nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Serinë A, atë ndaj Milanit. Me gjasë, ai do mungojë edhe me kombëtaren.
