Fatmira Nikolli

Ka nisur në Tiranë festivali i poezisë e koreografisë bashkëkohore “Sintrak”. Ai bashkon fjalën letrare dhe kërcimi bashkëkohor në një dialog ku vijnë si forma të barabarta shprehjeje artistike, duke prodhuar vepra origjinale që i ofrohen publikut si përvojë kulturore bashkëkohore.

Festivali me mision nxitjen e kulturës përcolli tek publiku i Tiranës një KOHËSTREHIM tri-ditor, në një platformë artistike ndërkombëtare. Ideatorja e festivalit Milena Selimi, vë në dukje se festivali është një hapësirë ku zëri merr peshë fizike dhe trupi kthehet në varg.

Me pjesëmarrjen e autorëve të njohur ndërkombëtarë dhe shqiptarë, përfshirë Georgi Gospodinov, fitues i Çmimit Ndërkombëtar Booker Prize 2023, në tiranë vijnë edhe autorët: Dinçer Güçyeter fitues i panairit të Lejpcgut,dhe një sërë autorësh shqiptarë e nga Ballkani, përfshirë Rita Petron. Nën kurimin e Selimit e Ana Koves festivali sjell edhe punëtori, mentorim artistik ndërkombëtar, procese laboratorike krijuese, etj.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb