38 kapituj, 100 personazhe, 400 vjet. Ben Blushi promovoi librin e tij të fundit, “Historitë e çmendura të Tiranës” ku personazhe historikë nga 1600 deri në vitin 2000, vijnë përmes çmendurive, ngjarjeve të panjohura, mes shqiptarësh e të huajsh, politikanësh e klerikësh, pashallarësh e bejlerësh.

“Ever Hoxha u fut në garë me pol potin dhe me mao ce dunin dhe shpikte ndalime për në. Një nga këto ndalime, ishte ndalimi i emrit Muhamet, dhe këtë e bëri si propozim Mehmet Shehu që e kishte emrin Muhamet”, tha Blushi.

Në një bisedë me botuesin e tij, Bujar Hudhri, Blushi foli për burra e gra, që kanë shenjuar vendin në kohë të ndryshme.

“Para 400, 200 a po 100 vitesh, por edhe sot është pak vështirë të gjesh njerëz që s’janë pak të çmendur. Unë jam marrë me njerëzit që kanë bërë Tiranën dhe objektet e Tiranës. Kam mbledhur histori të çmendura e të pabesueshme”, tha Blushi.

Historia e dhimbshme e Sabiha Kasimatit, ekezekutuar nga diktatura, raporti i Zogut me të ëmën dhe motrat, Ajnshtajni që fle në Tiranë te shtëpia e Jani Bashos njohur si “Shtëpia me gjethe”, përplasjet e familjeve te mëdha të Tiranës, Bargjinët e Toptanët, inatet e hakmarrjet personale të Enver Hoxhës, e jo vetëm rrëfehen në libër.

“Enveri e kishte qejf Sabiha Kasimatin, natën që ndodh i Bomba në Ambasadën Sovjetike, Enveri kujtohet për Sabihanë, se e kishte fiksim që kjo e kishte refuzuar. E kanë marrë në shtëpi dhe pa gjyq kanë vrarë 22 veta. Ndërkohë, (në kohën e mbretërisë) gruaja më e fortë në Tiranë ka qenë nëna e Agmet Zogut, ajo ishte shefja e tij, matriarka e fisit. Sa ishte gjallë e la Zogun pa martuar, ndaj Zogu u martua me një vajzë të bukur, që ishte për fat të keq nga një fanmilje e rënë nga vakti”, u shpreh Blushi.

Me qëllim, librin e ndal pragun te ditët tona, pavarësisht se qendra e Tiranës gumëzhin me çmenduri të reja.

I pyetur nga botuesi Bujar Hudhri, nëse rasti i Bargjinëve dhe Toptanëve, ndikimi i familjeve në politikë, ndikon edhe sot, Blushi tha:

“S’dua të futem në politikën e sotme se është delikate dhe para hotelit ku jemi kryqëzohen protestat, por Tirana u krijua përmes betejave dhe sherreve dhe sherret kanë qenë mes dy fiseve”.

Blushi ka provokuar gjithnjë me veprat e tij, herë duke hapur debat, herë duke nxitur diskutime shoqërore, e herë të tjera duke rikujtuar histori të harruara përmes leximesh të reja. Për të, nuk ka tema tabu, as qasje tabu dhe mbase kjo liri e bën atë të tërheqë vëmendje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb