Fatmira Nikolli
Lule dhe kujtime. Filmi spanjoll “LULE TË KUJTESËS”, që sjell në vëmendje viktimat e regjimit të Frankos, u shfaq në Autoritetin e Dosjeve në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të filmit për të drejtat e Njeriut. Ndërsa në Spanjë, siç tregon filmi, kërkimet arkeologjike, kanë konfirmuar praninë e mbetjeve njerëzore të lidhura me viktimat anonime të ekzekutuara nga regjimi i Francos në një shpellë të thellë me origjinë vullkanike nga Gran Cananria, Shqipëria ende nuk ka nisur gërmime serioze. Drejtori i festivalit, foli për rolin e festivalit.
Filma si ky, i kthejnë prozhektorët nga përpjekjet që këto krime të shihen dhe të sigurohet drejtësia. Koreografi Gentian Doda shpjegoi qasjen e tij ndaj se kaluarës përmes koreografive e videove.
Regjimi i Frankos dhe diktatura e Hoxhës, kishin të përbashkët dhunën, vrasjet e ekzekutimet, përfshirë artistët. Filmat na vënë përballë hsitorisë që të nxjerrim mësime prej saj.
