Ka nisur nga sheshi Skënderbej protesta e 115-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Një prej protestuesve foli për mikrofonin e News24, duke u shprehur se çdo qytetar shqiptar duhet të ngrihet në protestë për t’iu kundërvënë shkatërrimit të vendit.
Ai shtoi se Shqipëria është përballur vetëm me vjedhje dhe shkatërrim prej dekadash.
“Gjithë populli shqiptar duhet të ngrihet sepse po shohim kombin tonë që po shkatërrohet. Ka pasur vetëm vjedhje e shkatërrime prej dekadash në Shqipëri!
