Protestuesi Mirjan Aliaj në fjalën e tij para Kryeministrisë përmendi urdhër-arrestin ndaj drejtoreshës së dorëhequr të SHISH, Vlora Hyseni.

Aliaj u shpreh se me këtë qeveri, skandalet nuk kanë të sosur. Ai bëri pyetjen se çfarë duhet të ndodhë tjetër, që kryeministri të japë dorëheqjen.

Shtoi se Rama duhet të ikë njëherë e mirë, sepse ka inkriminuar institucionet e shtetit.

Protestuesi Mirjan Aliaj: Nëse do jetonim në një vend normal, kur bulevardi u mbush plot, një kryeministër europian do jepte dorëheqjen.

Çfarë duhet të ndodhë tjetër që të rrëzohet qeveria? Nëse Rama do ishte kryeministër normal, do kishte dhënë dorëheqjen. Por Rama është një kriminel dhe i korruptuar. Rama ka inkrimunuar çdo segment të intitucioneve të shtetit.

Rama nuk e dha dorëheqjen, edhe pse u dha arrest shtëpiak për kryetaren e SHISH. Shteti ka rënë. Ne kemi shumë kohë që themi se këtë shtet e drejtojnë kriminelët e hajdutët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb