Lautaro Martinez po përjeton një nisje të jashtëzakonshme të sezonit me Interin, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij si lider i skuadrës, në fushë dhe jashtë saj. Pas një fillimi disi të vështirë, për shkak të rikthimit të vonuar nga angazhimet me Argjentinën në Botëror, sulmuesi ka ngritur ndjeshëm nivelin e tij.

Kapiteni zikaltër ka qenë protagonist me gola dhe mbi të gjitha me shpirtin e sakrificës, duke shënuar dopietë ndaj Napolit dhe Romës. Lautaro ka treguar se nuk është më vetëm një sulmues që shënon ndaj skuadrave më të dobëta, por një lojtar vendimtar edhe në sfidat e mëdha. Vetë argjentinasi ka zbuluar sekretin e formës së tij:

“Këtë vit i kam kushtuar shumë vëmendje gjendjes fizike. Jam stërvitur shumë pas Botërorit”. Shifrat konfirmojnë një nga nisjet më të mira të Lautaros që prej transferimit te Interi. Vetëm në sezonin e titullit të dytë yll, sulmuesi kishte një start më të mirë, me pesë gola në pesë ndeshje. Tani, pas pushimit të kombëtareve, Lautaro do të rikthehet në dispozicion të Interit, me synimin për të vazhduar një sezon që deri tani e ka parë kapitenin zikaltër në një nivel të lartë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: