Ka nisur protesta e sotme para Kuvendit, teksa paralelisht do të mbahet në orën 10:00 seancë plenare. Ndërkohë, siç shihet nga pamjet, disa protestues janë ulur këmbëkryq, ndërsa qëndrojnë pranë gardhit metalik të vendosur nga policia.

Kjo e fundit është në prani të shtuar pranë të gjitha rrugëve që të çojnë te Kuvendi, një skenar ky i fundit në çdo protestë që mbahet para Kuvendit.

Kujtojmë se kjo është dita e 117 e protestës qytetare kundër kryeministrit Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: