Shoqata e Gazetarëve Europianë, dega Shqipëri – në një reagim, shprehet se dënon me ashpërsinë më të madhe deklaratën e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni ndaj gazetares Klodiana Lala.

“E konsiderojmë të papranueshme që pyetjeve të gazetarëve një ish-përfaqësuese e lartë e shtetit t’u përgjigjet me sulme personale dhe insinuata që cenojnë integritetin profesional dhe mund të vënë në rrezik sigurinë e tyre”, vijon reagimi.

“Deklarata të tilla marrin një peshë jashtëzakonisht shqetësuese kur vijnë nga një person që ka drejtuar shërbimin informativ të vendit. Gazetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje për çështje me interes publik, pa u përballur me presion, kërcënime apo përpjekje për diskreditim”.

“Shprehim solidaritetin tonë të plotë me Klodiana Lalën dhe kërkojmë u bëjmë thirrje institucioneve kompetente reagojnë ndaj kësaj situate të paprecntën që cënon garantiomin ushtrimin e lirë të profesionit”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Gazetarëve Europianë, dega Shqipëri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb