Presidenti kinez Xi Jinping ka shpërthyer në të qeshura gjatë një momenti të pazakontë në Shtëpinë e Bardhë, pasi presidenti amerikan Donald Trump i tregoi një portret satirik të ish-presidentit Joe Biden.
Trump e shoqëroi homologun e tij kinez nëpër korridorin e Shtëpisë së Bardhë, ku janë ekspozuar portretet e presidentëve amerikanë. Gjatë turit, ai i tregoi Xi-t edhe mënyrën satirike me të cilën është paraqitur Biden. Në një video të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Trump shihet duke i treguar Xi Jinping portretet e ekspozuara në korridor. Pasi tregon portretin e tij, Trump i drejtohet presidentit kinez duke i thënë: “Dhe ky është stilografi… Është Biden.”
Pas kësaj, Xi Jinping shpërthen në të qeshura, ndërsa një prej ndihmësve të tij ndërhyn për t’ia përkthyer në mandarinë atë që sapo kishte thënë Trump.
Momenti vjen pasi Trump kishte zëvendësuar më herët portretin tradicional të Joe Biden me një imazh satirik që paraqet një stilograf, duke e përdorur atë si një koment simbolik ndaj ish-presidentit amerikan. Videoja e këtij momenti ka tërhequr vëmendje për reagimin e Xi Jinping dhe mënyrën informale me të cilën Trump i prezantoi homologut kinez ekspozitën e portreteve në Shtëpinë e Bardhë.
