Nëse je gazetar i ri dhe kërkon një eksperiencë që të çojëpërtej rutinës së përditshme të redaksisë, PENA – Press Education & Newsroom Access mund të jetë një nga mundësitë më të vlefshme për zhvillimin tënd profesional.

Programi i ri i Albanian-American Development Foundation (AADF) është konceptuar si një fellowship 9-mujor që kombinon trajnim të avancuar, mentorim, eksperiencë ndërkombëtare dhe punë praktike në gazetari.

56b73332 Fe83 4601 A5f0 54a8951e9dd9
56b73332 Fe83 4601 A5f0 54a8951e9dd9

Pjesëmarrësit do të nisin me një cikël trajnimesh mbi tema si etika në gazetari, metodat investigative dhe gazetaria në epokën e Inteligjencës Artificiale, nën drejtimin e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë.

Screenshot
Screenshot

Më pas, programi kalon në një nga komponentët e tij më të rëndësishëm: tre muaj fellowship pranë mediave tënjohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mundësinë për të përjetuar nga afër mënyrën e punës në newsroom, për të krijuar kontakte profesionale dhe për t’u ekspozuar ndaj praktikave të reja të gazetarisë. Udhëtimi, akomodimi, sigurimi shëndetësor dhe mbështetja financiare gjatë kësaj periudhe mbulohen nga programi.

Screenshot
Screenshot

Në fazën e fundit, çdo pjesëmarrës do të zhvillojë një projekt individual gazetarie, të mbështetur edhe me mikrogrant për kërkim, i cili do të bëhet pjesë e portofolit të tij profesional.

Screenshot
Screenshot

PENA kërkon gazetarë të rinj me potencial, kuriozitet dhe dëshirë për të mësuar, për të eksperimentuar dhe për t’i kthyer idetë në punë konkrete.

Për të aplikuar, kandidatët duhet të jenë 22–32 vjeç, shtetas shqiptarë, të kenë të paktën dy vite eksperiencë në gazetari, njohuri shumë të mira të anglishtes dhe një diplomë universitare.

Aplikimet janë të hapura deri më 1 nëntor 2026.

Screenshot
Screenshot

Nëse kërkon një hap tjetër në karrierën tënde, më shumëekspozim profesional dhe një eksperiencë që mund të zgjerojë mënyrën si e sheh dhe ushtron gazetarinë, ky është momenti për të aplikuar.

Apliko këtu: www.penafellowship.al
Email: [email protected]
Instagram: @Pena_fellowship

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb