Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka publikuar në rrjetet sociale foto nga fatura e hotelit ku kryeministri Edi Rama është akomoduar në New York.

Noka shkruan se për një javë qëndrim kreu i qeverisë ka paguar 50,610 dollarë. Referuar asaj që ka ndodhur në New York me protestues shqiptarë që kanë goditur me vezë kryeministrin, demokrati shkruan se edhe një sjellje të tillë e kanë pak.

“Krevati i Perandorit kushton 50,610 dollarë për javë qëndrim. Udhëheqja e ka gjumin e shtrenjtë. Por jo vetëm:
1 fjetje 7230 dollarë.
1 shishe verë me Agasin 33,000 euro.
1 fluturim charter mesatarisht 150,000 euro.
Paguan populli më i këputur në Europë.
Vezët që ia hedhin turinjve i ka pak”, shkruan Noka.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb