Kreu i PD, Sali Berisha shprehet se ka prova direkte për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se Rama ka dërguar në Aruba përfaqësuesit e tij në takimin trepalësh. Sipas kreut të PD, takimi që është zhvilluar në Aruba midis bosëve të drogës, ndërtuesve dhe përfaqësuesve të Edi Ramës është bërë totalisht me urdhër të Edi Ramës.
“Tani, do më falësh po unë prova direkte të mëdha kam për Edi Ramën. Kam direkt për Edi Ramën! Edi Rama ka dërguar në Aruba përfaqësuesit e tij në takimin trepalësh. Pra, takimi që është zhvilluar në Aruba midis bosëve të drogës, ndërtuesve dhe përfaqësuesve të Edi Ramës është bërë totalisht me urdhër të Edi Ramës. Edi Rama ka pritur bosin e Sinaloas meksikane Luftar Hysin dhe kjo është e faktuar. Vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, është protagonist kryesor i klanit të Xibrakës dhe fabrikës së miellit që u ndërtua në Xibrakë në vitin 2013-2014. Këto janë të faktuara të gjitha zotëri, por SPAK-u nuk vepron. Edi Rama është autori i kanabizimit të plotë të Shqipërisë. Është njeriu që përpunoi doktrinën e drogës si doktrinë e pasurimit të tij dhe të bosëve të tjerë”, u shpreh Berisha.
Gjithashtu, kryedemokrati akuzoi se në zyrën e biznesmenit të arrestuar, Ergys Agasi kanë kaluar me dhjetëra ministra.
Pjesë nga bashkëbisedimi
Besmir Lleshi: Doktor, akuzat tuaja kanë rezultuar gjithmonë të sakta. SPAK ka goditur individët që ju keni denoncuar vite më herët edhe pse mund të themi që puna e këtij institucioni lë shumë për të dëshiruar. Shqiptarët duan konfiskim të pasurive të vjedhura dhe kthimin e tyre tek shqiptarët. Gjithsesi, a mund të na tregoni sot ndonjë informacion ekskluziv për ndonjë zyrtar tjetër të implikuar me krimin e organizuar nga qeveria e Ramës? Në parlament pyetët ministren Ismaili nëse kishte qenë në zyrën e Agasit. A mund të dimë çfarë provash keni për këtë?
Sali Berisha: Tani, do më falësh po unë prova direkte të mëdha kam për Edi Ramën. Kam direkt për Edi Ramën! Edi Rama ka dërguar në Aruba përfaqësuesit e tij në takimin trepalësh. Pra, takimi që është zhvilluar në Aruba midis bosëve të drogës, ndërtuesve dhe përfaqësuesve të Edi Ramës është bërë totalisht me urdhër të Edi Ramës. Edi Rama ka pritur bosin e Sinaloas meksikane Luftar Hysin dhe kjo është e faktuar. Vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, është protagonist kryesor i klanit të Xibrakës dhe fabrikës së miellit që u ndërtua në Xibrakë në vitin 2013-2014. Këto janë të faktuara të gjitha zotëri, por SPAK-u nuk vepron. Edi Rama është autori i kanabizimit të plotë të Shqipërisë. Është njeriu që përpunoi doktrinën e drogës si doktrinë e pasurimit të tij dhe të bosëve të tjerë.
Pra, po të më pyesësh sot, Belinda Balluku, Olsi Rama, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi, Vlora Hyseni, Ergys Agasi, Vangjush Dako dhe cilido, të gjithë pa përjashtim janë ushtarë të Edi Ramës.
Kështu që problemi më kryesor është ky, se SKAP nuk guxon ta thërrasë Edi Ramën.
Nuk guxon ta thërrasë ta marrë në pyetje për Arubën.
Nuk guxon ta thërrasë ta marrë në pyetje për Luftar Hysën.
Nuk guxon ta thërrasë ta marrë në pyetje për 140 milionë euro të djegësit të Tiranës, të cilit ai me firmën e tij ia dha kompanisë 8 muaj para se ajo të regjistrohej në QKB.
Nuk guxon ta thërrasë ta pyesë për 300 milionë euro koncesione të shëndetësisë. Dilte nga studio në studio Edi Rama, me një gërshërë të thyer dhe një pincë të ndryshkur, thoshte ‘ja me se operohet’ ky mashtrues ordiner i pafytyrë. Në një kohë që me koncesionin rriste koston për sterilizim, sipas organeve zyrtare shqiptare, 83 herë, vetëm që të vidhte me ministrin e tij. Dhe, në qoftë se Beqja bëri burg dhe është gjoja në proces për paratë që ai ka shpenzuar në restorantin e tij, para të BE, nuk ka asnjë akuzë për sterilizimin, nuk ka asnjë akuzë për analizat, nuk ka asnjë akuzë për check-up-in, sepse janë të gjitha veprat e Edi Ramës.
SPAK-u nuk guxon të thërrasë Edi Ramën për të gjitha porositë, 60% e dosjes Balluku është dosja e Edi Ramës.
Nuk guxon ta thërrasë Edi Ramën për 120 milionë euro të Beketit, gjobë Shqipëris.
Nuk guxon ta thërrasë Edi Ramën për përzënien e Pacollit nga aeroporti i Vlorës që do shkojë të paktën 600 milionë euro.
Por përsëri mund të bëj një listë të tërë.
Kështu që, në zyrën e Agasit kanë kaluar me dhjetëra ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë.
Lidhur me atë zonjën, se paska bërë një koment ajo, nuk ka pasur asnjë kuptim tjetër fjala ime përveçse politik.
Po atyre u shkon mendja mbarë e mbrapsht e pastaj m’i veshin mua ato që unë s’i them.
Jo, sepse atje shkonin ministrat e i thoshin: ‘na e ndërro pak ministrinë’.
Pra, kur flas për zyrën e Agasit, në parlament dhe kudo, unë flas për angazhimin e tij të tmerrshëm në politikë. Këto janë. Gjiknuri? Po ka qenë Gjiknuri.
Një javë shkon në Batoped, në Athos, për të larë gjynahet atje. Nga ana tjetër shkon e futet në zyrën e Agasit.
Atje është shumica. Aty kanë qenë, aty diskutohej e tërë politika, ministrat e brendshëm, aty shkarkoheshin.
Po, po. Shumë e vërtetë.
Ndaj dhe ka vetëm një zgjidhje, vendosni Edi Ramën para drejtësisë.
Nuk ka luftë kundër kriminalitetit të vërtetë në qoftë se Edi Rama nuk shkon në bankën e të akuzuarit.
