Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës e pasdite.Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.

Në zonën e jugut përgjatë relieveve malore reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formëpikash në orët e mesditës e pasdites.
Mjegull lokale/ mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat malore dhe luginore.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 14m/s

Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb