Ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 25m/s

Valëzimi në dete me forcë 4-6 ballë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb