Aktivisti Erjon Murataj u shpreh se SHISH e nxori kryeministrin Edi Rama ‘të pabesë me shqiptarët por dhe me botën e krimit.
Gjithashtu ai theksoi se Ergys Agasi ishte ‘garantori i kryeministrit Rama me botën e krimit’. Sa i përket deklarata të Ramës për skandalin me SHISH, ai tha se kryeministri nuk bëri asgjë tjetër veçse sulmoi drejtësinë dhe ndërkombëtarët, duke shtuar se nuk mban asnjë përgjegjësi.
“Rama sulmoi drejtësinë dhe ndërkombëtarët, ai kurrë nuk ka marrë përgjegjësinë. Tani kohët e fundit ka shpikur fjalën magjike përgjegjësia është personale. Por Rama ka përgjegjësi morale sa kohë ka kërkuar votëbesim. Rama ka emëruar Vlora Hysenin dhe ajo nuk ka bërë asgjë më shumë , i është gjunjëzuar njeriut që Rama i kishte dhënë gjithë pushtetin. Përpara Vlorës ishte Mirlinda Karçanaj, para kësaj kishin zhdukjen e një sasie vere. Ke një kryeministër të korruptuar që vendos në krye të inteligjencës së këtij vendi një personazh që i dorëzohet Ergys Agasit. Kjo ngjarje jo vetëm që e nxjerr Ramë lakuriq më sytë e votuesve, por edhe të pabesë edhe me bandat kriminale. Provat nuk kanë dalë ende, ka shumë edhe më tepër. Por Rama del i pabesë me shqiptarët sepse vjedh ka korrupsion galopant, me ish-zv.kryministra që nuk i jep SPK të drejtën ta arrestojë. Por edhe me botën e krimit del i pabesë sepse Ergys Agasi ka qenë si garantor i harmonisë së botës së krimit. Unë ka besuar dhe besoj se SPAK dhe GJKKO do ta ndalin Ramën”, tha ai.
Gjithashtu nuk i kurseu edhe akuzat ndaj opozitës duke thënë se është bashkë me qeverinë.
“Kam besim se SPAK do të shkojë dhe te Rama. Rama dje iu drejtua drejtësisë së re duke diktuar edhe vendimin duke i thënë se iu krijova unë. Rama dje vjen si i izoluar nga OKB sepse askush nuk e takoi, vjen dhe izolohet brenda vendit”, tha ai.
