Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar protestat kundër qeverisë, duke deklaruar se kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike janë legjitime.

Tabaku tha se për opozitën dorëheqja e Ramës duhet të jetë një nga objektivat kryesore, ndërsa e lidhi situatën me atë që ajo e cilësoi si kapje të qeverisë dhe probleme në disa institucione.

“Për një opozitë nuk ka objektiv më primar se sa dorëheqja e tij. Kemi një qeveri të kapur, një zv.kryeministre të përfshirë. Janë duke kolapsuar disa ministri. Ata njerëz po protestojnë kundër Ramës. Është legjitime dorëheqja e Ramës, dhe një qeveri teknike. Këtë po e dëgjoj shpesh, dhe nga ndërkombëtarët. Nuk e di se kur do të vijë, por është objektiv i opozitës. Opozita duhet të ngrihet në lartësinë e saj, atë që ofrojnë njerëzit. Duhet të vazhdojmë reformimin tonë”, u shpreh Tabaku.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: