Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Bruksel në lidhje me turizmin, ku u shpreh se vendi ynë ka si qëllim arritjen e majave që disa vitë më parë ishin të pa imagjinueshme.

Megjithatë, Rama nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve në lidhje me protestën, që prej më shumë se katër muajsh tashmë po ndez Tiranën dhe jo vetëm.

Një nga pyetjet i përkiste këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, e cila ka mbështetur fuqishëm “Revolucionin Flamingo”. Rama tha se e do shumë Dua Lipën, por se ajo nuk është Papa.

Pjesë nga intervista:
Gazetarja: Kur dëgjon Dua Lipën, mund të thoni që është element propagande?!

Rama: Ajo është krenare për protestën, unë jam krenar për të. Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Duas i pëlqen protesta, unë e dua shumë Duan. Ajo është këngëtare, nuk është Papa. Më pëlqen Papa, por s’jam dakord me çdo gjë që thotë Papa.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb