Në një intervistë në News24, analisti Agim Baçi tha se Vlora Hyseni e tregoi drejtpërdrejt që e përdor SHISH për të kërcënuar.
Gjatë intervistës, Baçi kujtoji kërcënimin e Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodiana Lala, ndërsa po hynte në ambientet e SPAK, duke thënë se tregoi dëshpërim dhe arrogancë. Veç të tjerash sipas tij tregoi qartë se SHISH e përdor për të kërcënuar.
“Edhe sikur të mos marrim për bazë përgjimet do të mjaftonte vetëm momenti se si iu drejtua koleges tonë. Sepse në cilësinë e një njeriut që drejtonte SHISH, nëse ke informacion dhe e përdor, do të thotë që t’i përdor informacione shtetërore. Pra vetëm kjo do mjaftonte që të ndalohej. Në momentin kur ndeshesh me pyetje të gazetarëve që kanë të drejtë të informimit publik, do mjaftonte për të kuptuar që kishim të bënim me një njeri që e ka banalizuar institucionin SHISH predispozohet që informon qeverinë për ata që bëjnë krime e korrupsion”, tha ai.
Më tej ai shtoi se SPAK ka kthyer shpresën dhe se është bërë institucioni më i besuar në vend.
“Çështja e Hysenit duhet të jetë prioritet. Ne si shoqëri duhet ta mbrojmë SPAK. Por në këtë pikë edhe nëse jemi pak kritik që SPAK duhet të bëjë disa gjëra më shpejt, është gjë e mirë. Por SPAK ka kthyer shpresën dhe është bërë institucioni më i besuar”, tha ai.
