Është zhvilluar me diskutime dhe debate emisioni “Prime News24” në News24.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i ftuar në emisionin “Prime News24” , teksa foli për protestën dhe vijimësinë e saj, tha se PD e ka mbështetur protestën qytetare dhe se detyrimi si politikan është të dëgjohet zëri i qytetarëve.

Por gjithashtu ka pasur edhe një debat me gazetaren Klodiana Lala e cila e pyeti dhe për thirrjet që protestuesit kanë bërë për 124 ditë me radhë, “Rama në burg, Berisha në burg”.

Megjithatë Bardhi tha se kjo nuk i shqetëson.

“Unë gjykoj se është protestë qytetarë dhe kjo është gjithmonë edhe më e vlefshme dhe më produktive. Sa i takon mbështetësve të PD si qytetar më duhet të them se mbështetësit tanë kanë qenë që në fillim. Nga dita 1 deri sot kanë qenë në mbështetje dhe pjesëmarrës. Unë nuk shoh asnjë problem dikush mund të bërtasë edhe Gaz Bardhi në burg. Në raport me zbatimin e ligjimit”, tha Bardhi.

Gazetarja Klodiana Lala: Protestuesit kanë një kërkesë kryesore që është largimi i zotit Rama, por ka edhe një thirrje që kërkohet arrestimi dhe dërgimi i zotit Berisha në burg. A ndiheni ju si opozitë e delegjitumuar se njerëzit nuk ju besojnë më.

Bardhi: Unë nuk ndjehem si opozitar i delegjitmuar, por ndjehem i vlerësuar që ata ngrenë kauza që opozita ka vite që i denoncon

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: