Ka përfunduar protesta e 125 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Për 125 ditë me radhë qytetarët kanë dalë në shesh duke protestuar kundër korrupsionit në vend dhe keqqeverisjes. Protestuesit janë shprehur të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit mbetet kërkesë e panegociueshme.

Edhe ditën e sotme, protesta nisi me organizimin te sheshi Skënderbej, dhe më pasi vijoi me marshimin drejt Kryeministrisë. Para Kryeministrisë u mbajtën edhe fjalime kundër keqqeverisjes, duke kërkuar largimin e Ramës , qeveri teknike ndërsa i është bërë thirrje drejtësisë që të veprojë kundër zyrtarëve të korruptuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb