Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka thënë se partia e saj nuk e përkrah ndryshimin e Ligjit për Specialen.

Deputetja u shpreh se për LDK-në lufta e UÇK-së është e shenjtë, por se për LDK-në rruga e vetme për të ndryshuar një aktgjykim është rruga gjyqësore, rruga e Apelit.

“Ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk i shfuqizon detyrimet dhe nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën. Vet miratimit i këtyre ndryshimeve nuk garanton zbatimin e tyre e as rezultatin që u premtohet qytetarëve sot. Ndryshimet e miratuara nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit kushtetues” ka thënë Lushaku-Sadriu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: