Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushui, në fjalën e tij në Komisionin për “Ligjet”, është shprehur se Reforma e re Territoriale dhe harta që del prej saj, nuk është thjehstë për qëllime elektorale.
Sipas tij reforma ka një qëllim më të gjerë, shpopullimin e vendit.
“Me mungesën e durimit për të dëgjuar deputetët na jepni të drejtë që nuk keni pasur durim të dëgjoni qytetarët që po protestojnë sot.
Harta është kriminale, anti-kombëtare, shpopulluese. Nuk ka lidhje me zgjedhjet por ka lidhje me një projekt për shpopullimin dhe shkombëtarizimit.
Si keni guxim të bëni një projekt kur votuesit tuaj protestojnë para Kuvendit. Sot kanë dalë në protestën edhe kryetarë bashkisë që as nuk do të shkrihet. Kundërshtojnë një projekt që nuk është konsultuar me askënd. Pyetja që kam për ju është kë projekt po votoni sot? Pse nuk keni kurajë të dilni nga një urdhër kriminal që do t’ju marrë në qafë e do t’ju përndjekë kudo.
Ndërpriteni mbledhjen, nuk do t’ju mbrojnë gjithë jetën Garda dhe makinat me xhamat e zinj. Dëgjoni protestuesit”, tha ai.
