Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka uruar studentët për nisjen e vitit të ri akademik. Përmes një mesazhi, Hita u ka uruar suksese studentëve, duke theksuar se Policia e Shtetit do të jetë pranë tyre për të garantuar sigurinë dhe rendin në mjediset universitare.

“Do të jemi pranë jush për të garantuar sigurinë në mjediset universitare”, është shprehur Hita.

Mesazhi i plotë
Të dashur studentë,

Në nisjen e vitit të ri akademik, ju uroj suksese në rrugëtimin tuaj të dijes dhe formimit profesional.

Për Policinë e Shtetit, nisja e vitit akademik sjell përgjegjësi dhe angazhim të shtuar për të garantuar sigurinë tuaj dhe një mjedis sa më të qetë për të studiuar.

Ju siguroj se do të jemi pranë jush, për të parandaluar çdo fenomen që cenon sigurinë në mjediset universitare.

Bashkëpunimi me ju është një vlerë e shtuar për Policinë e Shtetit.

Siguria ndërtohet së bashku.

Ju uroj shumë suksese në këtë kapitull të ri të jetës suaj!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb