Pamje dramatike nga Kuvendi i Kosovës, për shkak të thirrjes për të kaluar në lexim të dytë Projektligji për ndyshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Jashtë objektit të Kuvendit, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike.

Projektligji për Specialen u miratua në lexim të parë me 91 vota për, ndërsa PDK kërkoi që ai të votohej edhe në lexim të dytë brenda ditës.

Kërkesa procedurale e PDK-së nuk u hodh në votim dhe seanca u mbyll.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: